Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Probleme me përmbytjet, Xhaferraj: Banorët e Hamallajt të revoltuar, qeveria nuk i dëgjon

schedule11:34 - 17 Shkurt, 2021

schedule 11:34 - 17 Shkurt, 2021

Banorët e Hamallajt në Durrës janë duke u përballur me një problem mjaft shqetësues sa herë ka reshje. Kreu i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj ishte pranë banorëve për të dëgjuar ankesat e tyre.

Ata thonë se shkak për përmbytjet është bërë një kanal, ndërsa sa herë ka reshje ujërat e zeza përzihen me të bardhat.

“Kemi probleme me kanalizimin e ujërave të zeza. Është bërë shkollë e re, kanë ngritur oborrin e shkollës, dhe nga janari dhe këtej sa shira kanë rënë janë kthyer mbrapsht. Përzihen ujërat e bardha me të zezat. Është situatë shumë e vështirë. Ne kemi dashur ta bënim me lekë, ata nuk kanë pranuar”, thotë një banore.

Xhaferraj thekson se banorët e kësaj zone përballen me këtë situatë të përsëritur, ndërsa qeveria dhe bashkia nuk i dëgjon.

“ Jemi me disa banorë, kanë problemin s ekur ka përmbytje këta bëhen më keq. Situata bëhet dramatike sepse përzihen ujërat e zeza. Prej vitesh ankohen. Problemi më i madh është që qeveria dhe bashkia nuk dëgjon qytetarët. Këtë qytet e ka kapur për fyti një bandë”, thotë Xhaferraj.  g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!