Shpërthen banori në Luzni të Dibrës: Maskarenj, të poshtër, do të vini shpejt për vota

schedule08:30 - 17 Shkurt, 2021

schedule 08:30 - 17 Shkurt, 2021

Trashësia e madhe e dëborës ka bërë që prej katër ditësh shumë fshatra në Dibër të jenë totalisht të izoluar.

Ndërkohë banorët kanë marrë vetë situatën në dorë, duke nisur hapjen e rrugëve me mjete rrethanore. Banorët e fshatit Lushan i Epërm në Njësinë Administrative Luzni kanë nisur hapjen e rrugës pasi mjeti tip fuoristradë e pati të pamundur të çante dëborën.

Ndërkohë ata shpërthejnë keq ndaj përgjegjësve, duke ju kujtuar atyre se do të shkojnë tju kërkojnë votën, ndonëse i kanë lënë të izoluar.

Një prej banorëve dëgjohet teksa shperthen i revoltuar. “Maskarenj, të poshtër, do të vini shpejt për vota, po do i gjini votat ju”, thotë ai.

Sipas banorëve vetëm rruga kryesore e Njësisë Administrative Luzni është e hapur, ndërsa në fshatrat Lushan i Epërm, Arapaj e Poshtme dhe Epërme, si dhe shumë fshatra të tjerë në Bashkinë Dibër, janë të izoluar. /abcnews.al