Akuzohen si organizatorë protestash, 30 gazetarë të arrestuar në Bjellorusi

schedule08:29 - 17 Shkurt, 2021

schedule 08:29 - 17 Shkurt, 2021

Policia bjelloruse ka kryer kontrolle në zyrat e gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut, duke arrestuar dhjetëra prej tyre.

Disa media vendase kanë raportuar mbi 30 persona të arrestuar, përfshirë liderin e shoqatës bjelloruse të gazetarëve. Shoqata më herët kishte njoftuar numrin e gazetarëve të arrestuar vitin a kaluar në vend, dhe 477 prej tyre janë ende nën hetim penal.

Sipas komitetit hetimor bjellorus, përgjegjës për çështjet penale në vend, arrestimet hyjnë në kuadrin e hetimeve mbi organizimin dhe përgatitjen e veprimeve të protestës, të cilat thyejnë rëndë rendin publik, sipas artikullit 342 të kodit penal.

Ndërkaq, në Bjellorusi janë ngritur akuza kundër një prej figurave më të njohura të opozitës, Maria Kolesnikovës, e cila aktualisht rrezikon 12 vite burg me akuzën e tentativës për të marrë pushtetin me mjete anti-kushtetuese, dhe për krijimin dhe udhëheqjen e një grupi ekstremist./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!