Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka rrëfyer në emisionin “Refleksione” se për ata që kërkonin “ta godisnin” është kthyer në një kukull bionde.
Ballanca theksi se gjithmonë në fushën e avokatisë është konsideruar si një avokate e fortë dhe një njeri me mendime të forta.
Por në momentin që ajo mori drejtimin e institucionit të rëndësishëm të shtetit shqiptar, nuk u gjykua për punën që ajo bën në atë institucion, por për veshjen dhe për kujdesin që kishte për pamjen e jashtme.
“Unë jam konsideruar gjithmonë në fushën e avokatisë, si një avokate e fortë, një njeri me mendime të forta, por deri në ditën që u bëra avokate e popullit u ktheva në një kukull bionde ku të gjithë shikonin se çfarë vishja dhe askurrkush, ose ata që kërkonin të më godisnin shikon tek unë vetëm një person i cili kishte një paraqitje të jashtme dhe se kujdesej vetëm për gjërat dytësore apo tretësore dhe asnjëherë për thelbin,” deklaroi ndër të tjera Erinda Ballanca në emisionin “Refleksione”.
/abcnews.al/