Pamjet e tmerrshme të torturës të shkaktuara ndaj emigrantëve që kthehen në qendrat e ndalimit në Libi. E pamundur të imagjinohet ferri në tokë nëse nuk e shohim atë me sytë tanë, sikurse donte të bënte Bergoglio.
Torturuar, martirizuar, poshtëruar, të lidhur dhe varur kokëposhtë me litarë. Paradoksalisht edhe vdekja përfaqëson një çlirim për të burgosurit afrikanë në qendrat e ndalimit në Libi, të cilat disa ende insistojnë t’i konsiderojnë “strehë e sigurt”. Tregimet e të mbijetuarve nuk janë më të mjaftueshme për të na bërë të kuptojmë tmerrin e përditshëm që konsumohet përtej Mesdheut. Si është e mundur të imagjinohet ferri në tokë nëse nuk e shihni atë me sytë tuaj? Dhe Papa Françesku dëshironte të shihte personalisht atë që është e pamundur të konceptohej vetëm me mendime.
Fotot e dhunshme të publikuara këtu janë pamje të ndaluara të filmimeve të ruajtura nga të mbijetuarit, si dëshmi e dhunës, për t’i hapur sytë botës mbi realitetin e tyre. Saktësisht janë si fotot e marra në kampet e përqendrimit nazist me hidhërimin e tyre, sepse përndryshe askush nuk do të kishte besuar atë që njeriu mund të arrinte vetëm në shekullin e kaluar.
“Pashë një video në të cilën shihet se çfarë ndodh me ata që kthehen,” u tha Bergoglio gazetarëve, duke u kthyer nga Irlanda. Janë marrë trafikantët dhe torturat më të sofistikuara”.
Imazhet e xhiruara nga tregtarët e skllevërve të shekullit 21, si një trofe i zymtë i brutalitetit të tyre, ose duke kërkuar një shpërblim për anëtarët e familjes.
Në një video shihet një njeri i zhveshur i ri në lot, duke lutur për mëshirë, që e shton edhe më shumë egërsinë e gardianëve, që qeshin teksa i rrahin. Janë pesë kundër njërit që rrahin me shkelma, me grushta para se t’ua shëmtojnë fytyrën me thikë. Kjo është e vërteta e tmerrshme. Ky është fati i atyre që refuzohen në anije. /abcnews.al