Rritet numri i rasteve me Covid në Itali, mbi 10 mijë të prekur dhe 336 viktima

schedule17:19 - 16 Shkurt, 2021

schedule 17:19 - 16 Shkurt, 2021

Ministria e Shëndetësisë në Itali bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetë 336 pacientë.

Autoritetet gjithashtu raportojnë se janë realizuar 274,019 teste, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 10,386 raste.

Lexo edhe: Mbi 7 mijë raste të reja me Covid në Itali dhe 258 viktima në 24 orë

Ndërkohë rajoni me numrin më të lartë të rasteve mbetet Lombardia me 1,396 të prekur , ndjekur nga Campania me mbi një mijë të prekur me Covid.

Nga ana tjetër specialistët e sëmundjeve infektive kanë ngritur alarmin për shkak të vonesës së vaksinave, nga Moderna, pasi sipas tyre gjetja e vaksinës ndihmoi në uljen e infeksioneve dhe vonesa të tilla më përhapjen e mutacioneve të reja të Covid, mund të sjellë rritje jo vetëm të rasteve por edhe të viktimave.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!