Massimo Galli, kryemjeku i një prej spitaleve më të mëdha në Italinë Veriore, “Saco” në Milano paralajmëroi sot se pavijonet janë plot me pacientë që kanë format e reja të koronavirusit.
“Sa i përket të gjithë Italisë, është e arsyeshme të parashikohet se së shpejti do të kemi një problem më serioz,” tha ai. “Kjo është një çështje serioze, në të cilën nuk lejohen shaka”, shtoi shkencëtari italian, siç transmetohet nga AMPE, përcjell abcnews.al
“Mesazhet shqetësuese janë të qarta, mjafton të shohim pak përtej hundëve tona, në vendet e tjera të Evropës. Mutacionet ekzistojnë dhe janë më ngjitëse. Virusi transmetohet me rregullat e tij, ne nuk mund të ulemi në një tryezë dhe të fillojmë negociata politike ose sindikale me të,” theksoi mjeku.
Deklaratat e Galli-t vijnë në një kohë kur vendi duhet të vendosë nëse duhet të vendoset një karantinë e përgjithshme, megjithëse me kohëzgjatje të kufizuar, për të shmangur një rritje të konsiderueshme të rasteve ditore për shkak të transmetueshmërisë së lartë të mutacioneve të koronavirusit. sb/abcnews.al/