Pas Kurtit, ambasadori amerikan takohet me Osmanin

schedule14:27 - 16 Shkurt, 2021

schedule 14:27 - 16 Shkurt, 2021

Presidentja në Detyrë Vjosa Osmani këtë të martë është takuar me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Në këtë takim Osmani është shprehur se populli i Kosovës ka votuar për ndryshim.

“Ne jemi pajtuar që krijimi i institucioneve të reja duhet të jetë prioritet për të siguruar stabilitet dhe angazhim të palëkundur për rimëkëmbje nga pandemia e koronavirusit”, shkruan presidentja në Twitter.

Nga ana tjetër ambasadori Kosnett ka thënë pas takimit me Osmanin se Shtetet e Bashkuara mezi presin të punojnë me të dhe qeverinë e re, kur të formohet, për adresuar sfidat kritike dhe qëllimet e përbashkëta.

Ndërkohë po sot ambasadori amerikan ka vizituar edhe Lëvizjen Vetëvendosje për t’ia uruar fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku është takuar me kandidatin e ardhshëm për kryeministër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!