Manchester United ka blinduar një nga lojtarët më të talentuar të skuadrës së tij, Mason Greenwood. Mesfushori i formuar te “Djajtë e Kuq” ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2025, me opsion për ta zgjatur edhe për një vit tjetër.
19-vjeçari është pjesë e United që në moshën shtatë vjeç dhe tashmë numëron 82 ndeshje për klubin anglez. “Kur bashkohesh me këtë klub që 7 vjeç, ju thjesht ëndërroni të luani një ditë me ekipin e parë.
Kam punuar shumë të arrij këtë nivel dhe dy sezonet e fundit kanë qenë të mrekullueshme. Dua të arrij shumë dhe e di që ky është mjedisi i duhur për të luajtur futbollin. Po rritem çdo ditë dhe kam akoma më shumë për të dhënë në të ardhmen.
? @MasonGreenwood's United journey isn't slowing down any time soon! #MUFC
— Manchester United (@ManUtd) February 16, 2021
Jam shumë i përkushtuar që të punoj dhe të ndihmoj grupin të arrijë suksese. Dua t’ia shpërblej klubit mbështetjen që më kanë dhënë gjithë këto vite dhe t’u tregoj të gjithëve çfarë mund të bëj”, është shprehur Greenwood pas hedhjes së firmës.
Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i United, ka shtuar: “Mason është një talent fantastik dhe një shembull i llojit të lojtarit që prodhon akademia jonë. Ai është rritur shumë këtë sezon dhe ka treguar pjekuri. Tani është bërë një nga lojtarët më të mirë në Angli.
Njerëzit harrojnë që ai është vetëm 19 vjeç, Detyra jonë është që sigurojmë që ai të arrijë potencialin e tij fenomenal. Ai ka një talent natyral dhe e dimë sa i rëndësishëm do të jetë ai për Manchester United në sezonet e ardhshme”. / abcnews.al