Basha paralajmëron ndryshim të Kushtetutës sapo të vijë në pushtet

schedule12:55 - 16 Shkurt, 2021

schedule 12:55 - 16 Shkurt, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka premtuar rikthimin e Ministrisë se Integrimit Europian. Gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të Shoqërisë Civile, në Forumin për Integrimin, Basha tha se kjo do të jetë një ministri kyçe, për integrimin e vendit.

“Hapi i parë do të jetë rikthimi i Ministrisë se Integrimit Europian si një Ministri kyçe, si një institucion kyç, shpresë i vullnetit politik dhe struktura të plota të cilat do të përfaqësojnë elitën e administratës publike shqiptare.  Në këtë kuadër ne do të jemi të gatshëm që përvojën më të mirë të kthimit të ekselencave ta kthejnë më një nivel tjetër”, tha Basha.

Gjithashtu, kreu i demokratëve tha se brenda tij viti do t’iu përvijojmë shqiptarëve horizontin e një kushtetute të re.

“Shumë shpejt, brenda këtij viti do t’iu përvijojmë shqiptarëve horizontin e një kushtetute të re. Horizontin e një kushtetute të re e cila të japë zgjidhje afatgjata për mos përqendrimin e pushtetit, për ndarjen dhe balancimin e pushtetit”. deklaroi Bashas.

Lexo edhe: Basha: Brenda 6 muajve të parë realizojmë konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE

Basha po ashtu tha se në 6 mujorin e parë të qeverisjes së tyre do të bëjnë realitet konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Sipas kryedemokratit do të nisin një kapitull të ri të integrimit të vendit në Bashkimin  Europian, duke bërë përgjegjës qeverinë se në këto tetë vite nuk është bërë asgjë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!