Nga Tirana, në Shkodër. Në kampin bardheblu, në seancën e fundit ka munguar trajneri Orges Shehi. Kjo ka tërhequr vëmendjen e mediave, ndërkohë që “Panorama Sport” shkruan se te Tirana kanë frikë se durrsaku është me COVID-19.
Ai ka bërë kontrollet mjekësore një ditë më parë dhe sot pret të mësojë nëse është infektuar, apo ka ndonjë virozë sezonale. E njëjta situata edhe me trajnerin e portierëve, Alfred Osmanin. Ai ka pasur temperaturë dhe nuk ka qenë në stërvitje ditët e fundit.
Frikë, sikurse raporton burimi i përmendur më lart, ka pasur edhe për argjentinasin Agustin Torassa. Për të besohet se ka vetëm një ftohje dhe e presin të bashkohet me skuadrën. Sa i takon zhvillimeve në Shkodër, ka një deklaratë ngacmuese.
Në faqen e parë të Panorama Sport veçohet një citim i Erdenis Gurishtës, i cili ka komentuar fitoren e fundit që Partizani mori kundër Kastriotit. “E dinim që Partizani do të fitonte lehtësisht me Kastriotin”, shprehet kapiteni i kuqebluve, që nuk e beson se triumfi 0-3 i “demave” të jetë aq i pastër. /abcnews.al