Hapet pavijoni COVID në spitalin e Durrësit, Manastirliu: Mesatarisht 1130 raste të reja në ditë

schedule15:20 - 15 Shkurt, 2021

schedule 15:20 - 15 Shkurt, 2021

Hapet pavijoni i dedikuar COVID në spitalin rajonal të Durrësit. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se arsyeja që na çoi drejt këtij skenari është pikërisht rritja e numrit të rasteve të reja duke regjistruar një mesatare ditore prej 1130 rastesh në javën që lamë pas.

Ajo u shpreh se me skenarin e hapjes së spitaleve rajonale vihen në dispozicion të qytetarëve 430 deri në 630 shtretër pas plotësimit të kapaciteteve në spitalet e Tiranës.

“Bëhemi gati për të hapur pavijonin COVID në Durrës. Do bëjmë edhe hapjen në Shkodër. Dua të kemi marrë të gjitha masat. Dua të ju falënderoj për punën që keni bërë me asistimin e rasteve të dyshuara. Momenti nuk është i l;ehtë.

Është delikat sepse kemi një incidencë në rritje. Këtë javë kemi një mesatare 1130 raste të infektuara.

 Dhe sigurisht që 90% e kapaciteteve të spitaleve në Tiranë janë ezauruar. Fillojmë në Durrës dhe Shkodër dhe më pas do të vijojmë në Korçë, Vlorë dhe Elbasan duke ezauruar skenarin e parë, një skenar që na vë në kushtet dhe në dispozicion të qytetarëve nga 430 deri në 630 shtretër. Asgjë në këtë situatë nuk mund të jetë perfekte. Ne do vazhdojmë të punojmë 24 orë në 24”, tha Manastirliu./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!