Pas shënimit të viktimave të para që nga 2016 Guinea e ka shpallur Ebola-n epidemi.
Mediat e huaja bëjnë me dije se shtatë persona janë infektuar dhe kanë shfaqur simptoma si diarre, të vjella dhe me gjakderdhje pasi morën pjesë në një varrim në Goueke, afër kufirit me Liberinë.
Pacientët e infektuar janë izoluar në qendrat e trajtimit, deklaroi të dielën ministria e shëndetësisë.
“Duke parë situatën, dhe në përputhje me rregulloret ndërkombëtare të shëndetit, qeveria e Guineas e shpall një epidemi të Ebola-s”, ka thënë ministria e shëndetësisë në këtë shtet.
Ndër të tjera ministri i Shëndetësisë, Remy Lamah, tha se zyrtarët ishin “vërtet të shqetësuar” për vdekjet. Ndërkohë bëhet e ditur se Guinea do të kontaktojë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe agjenci të tjera ndërkombëtare shëndetësore për t’i siguruar vaksinat kundër Ebola-s./abcnews.al