“Donnarumma-Calhanoglu të lidhur me Milanin”, optimizëm kuqezi për rinovimet

schedule17:43 - 14 Shkurt, 2021

schedule 17:43 - 14 Shkurt, 2021

Gara për titullin kampion në Serie A është e fortë dhe shumë e bukur, sidomos pas humbjes së Milanit mbrëmjen e kaluar. Kuqezinjtë ranë në Spezia, ndaj të cilëve humbën 2-0. Suksesi i mundshëm i Interit ndaj Lazios sonte në mbrëmje, nxjerr zikaltrit në krye.

Ndërkohë, te drejtuesit e Milanit po punojnë fort në lidhje me një tjetër çështje si rinovimet. Emra “big” si Zlatan Ibrahimovic, Gigio Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu ndodhen në vitin e fundit të kontratës.

Rinovimi me bomberin nordik nuk shqetëson dhe firma në kontratën e re është çështje kohe. Ndryshe situata me portierin e talentuar dhe fantazistin turk. Akordi ka ngecur në aspektin financiar, me agjentët që kërkojnë rroga më të mëdha nga çfarë ofron “Djalli”.

 

Maldini dhe Massara

Drejtori sportiv i Milanit, Frederic Massara flet rreth kësaj teme për DAZN, duke rritur optimizmin te tifozët e Milanit. “Ndodhemi në bisedime me agjentët e Donnarummës dhe Calhanoglu. Jemi të qetë, lojtarët janë të përqendruar tek ekipi dhe ndeshjet që na presin.

Shpresojmë të gjejmë sa më shpejt akordin e rinovimeve. Të dy djemtë janë shumë të lidhur me Milanin, ne jemi të ndërgjegjshëm për vlerat që kanë dhe besojmë fort të rinovimi me ta. Edhe me Ibrahimovic sigurisht“, theksoi Massara. /abcnews.al