Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humbja e Milanit, Romagnoli: Spezia ishte super, reagojmë ndeshjen e radhës

schedule13:57 - 14 Shkurt, 2021

schedule 13:57 - 14 Shkurt, 2021

Milan u befasua mbrëmjen e djeshme në kampionat, pasi u mposht 2-0 në transfertën e Spezias. Kapiteni i kuqezinjve, Alessio Romagnoli, pranon humbjen dhe e thekson se ishte komplet faji i tyre. Në një intervistë për “DAZN” pas ndeshjes qendërmbrojtësi kërkon reagim nga skuadra, duke filluar që nga ndeshja e radhës.

“E kemi kuptuar plotësisht gabimin dhe absolutisht është faji ynë. Nga nesër ne duhet të provojmë se kundër Spezias nuk ishim ne në të vërtetë. Nuk mendoj se jemi shpërqëndruar nga ndeshjet e ardhshme. Ata realizuan vërtet një ndeshje të mirë dhe meritojnë respekt”, deklaron italiani.

 



“Ne na mungonte besimi dhe një gjë e tillë nuk duhet të kishte ndodhur. Tani duhet t’i tregojmë të gjithëve në ndeshjen e radhës se kush është Milani i vërtetë”, përfundon Romagnoli. Kujtojmë që “Djallin” e pret një javë e vështirë, pasi fillimisht do të luajë në Europa League me Partizanin e Beogradit dhe dy ditë më pas  derbin me Interin në kampionat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!