Kushtet e vështira atmosferike, FSHF shtyn ndeshjet e së dielës

schedule23:21 - 13 Shkurt, 2021

schedule 23:21 - 13 Shkurt, 2021

FSHF ka vendosur të anulojë përballjet e Kategorisë së Dytë dhe të moshave dhe shkak për këtë është situata në vendin tonë për shkak të kushteve atmosferike.

“Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në të gjithë vendin Federata Shqiptare e Futbollit vendosi, që të gjitha ndeshjet e parashikuara për t’u luajtur nesër (e diel), datë 14 shkurt 2021 të vlefshme për Kategorinë e Dytë dhe të gjitha nivelet e kampionatit të moshave nuk do të zhvillohen.

Data e zhvillimit të këtyre ndeshjeve do të njoftohen në ditët në vazhdim”, thuhet në komunikatën e Federatës Shqiptare të Futbollit. Nesër do të luhen vetëm dy sfidat e Kategorisë së Parë, Lushnja-Egnatia dhe Elbasani-Tomori. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!