“Nuk kam frikë ta them, Zidane do të jetë trajneri i ardhshëm i Francës”

schedule21:59 - 13 Shkurt, 2021

schedule 21:59 - 13 Shkurt, 2021

Didier Deschamps nuk do të qëndrojë gjithë jetën në krye të Francës dhe drejtuesit e drejtuesit e futbollit francez i kanë idetë e qartë në lidhje me pasuesin e tij në stolin e kampionëve të Botës.

Presidenti i Federatës (FFF), Noel Le Graet flet troç rreth kësaj teme në prononcimin e dhënë për RTL, aty ku zgjedh Zinedine Zidane si trajnerin e ardhshëm të kombëtares.

Kemi raporte të shkëlqyera me Zidane. Nuk kam frikë ta pranoj se, nëse Deschamps vendos t’i thotë stop, Zidane është emri i parë që më vjen ndërmend për ta zëvendësuar.

Ditën që do të mbarojë kontrata e Deschamps me ne, dhe nëse vendos të mos rinovojë, Zidane do të jetë ai që do të marrë drejtimin e Francës. Gjithmonë nëse do të jetë i gatshëm“, deklaron La Graet. /abcnews.al