Liverpool në këtë sezon nuk po tregon aspak atë që ishte në sezonin e shkuar, teksa viti 2021 ka nisur në mënyrën më të keqe për skuadrën e Jurgen Klopp.
Skuadra e Klopp humbi terren edhe sot, duke u mposhtur 3-1 nga Leicester dhe zbritur vendin e katërt, 1 pikë larg Chelseas së vendit të pestë. Në këto pozita skuadra e Jurgen Klopp rrezikon edhe pjesëmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm.
? Only Newcastle (6) have lost more Premier League matches in 2021 than Liverpool (5) pic.twitter.com/VW1FlqWUSv
— WhoScored.com (@WhoScored) February 13, 2021
E sotmja ishte humbja e tretë rresht në Premier League dhe e 5-ta në këtë vit në këtë kompeticion, duke regjistruar rekordin e dytë më negativ në Angli për 2021-shin. Vetëm Newcastle e vendit të 17 ka humbur më shumë ndeshje se skuadra e Jurgen Klopp. /abcnews.al