Superliga e Kosovës: Drita bën detyrën, Prishtina e Ballkani e nisin me “tris”

schedule15:11 - 13 Shkurt, 2021

schedule 15:11 - 13 Shkurt, 2021

IPKO Superliga e Kosovës nisi sot fazën e dytë të saj, teksa u luajtën tre ndeshje. Ballkani mundi të fitojë pastër Besës së Pejës me shifrat e pastra 0-3.

Edhe Drita mundi të fitojë ndaj Llapit dhe të vijojë të ruajë kreun e renditjes së Superligës. Për kampionët në fuqi vendosi goli i Fazliut në minutën e 74-t. Ndërkohë, edhe Prishtina mundi pastër Drenicën e Bledar Devollit.

Shillova, Abazi e Muça gjetën golin, duke e bërë të pavlefshme rrjetën e Dennison. Pas javës së 19 Drita kryeson me 19 pikë, 3 më shumë se Ballkani. Ndjek Prishtina në vendin e tretë me 6 pikë më pak se Ballkani. /abcnews.al

IPKO Superliga e Kosovës
Besa-Ballkani 0-3
Shënues:
Kuç 21′, Baftiu 43′, 44′
Drita-Llapi 1-0
Shënues:
Fazliu 74′
Prishtina-Drenica 3-1
Shënues:
Shillova 13′, Abazi 62′, Muça 71’/ Denisson 44′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!