Një 18-vjeçar nga Puka ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi makina që po drejtonte doli nga rruga.
Nga deklarimet e para të familjarëve, mësohet se A.M pasi ka dalë nga oborri i banesës tij ka humbur kontrollin e mjetit tip Fuoristradë pas disa metrave dhe ka dalur nga rruga.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dedaj, atje ku banonte dhe i riu mbrëmjen e kësaj të diele. Ndërkohë, po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit./abcnews.al