Genta Ismajli dhe partneri i saj turk, Usta janë kthyer në një ndër çiftet më të dashura të shoëbizzit. Biznesmeni lë kokën për këngëtaren shqiptare dhe kjo shihet nga dedikimet publike që nuk i kursen në mediat sociale.
Ai duket se është i fiksuar dhe pas Shqipërisë, saqë pak kohë më parë zbuloi se kishte bërë tatuash shqiponjës dykrenare. Ndërkohë, së fundmi ai ka bërë një dedikim të ëmbël për Gentën. Krahas një fotoje të këngëtares, Usta ka shkruar se prania e saj e ka bërë jetën e tij më të bukur.
“Jeta ime është e shkëlqyer sepse ti je me mua, më bën të lumtur edhe nëse ndihem i trishtuar dhe i lodhur. Buzëqeshja jote e bën jetën time të bukur dhe falë teje e gjithë errësira zhduket. Të dua sepse dashuria jote më çmend. Unë do të të dua deri në fund të jetës sime dhe dua të jem me ty gjithë jetën time”, shkruan ai. /abcnews.al