Foto/ Përplaset makina, shqiptari bllokohet brenda

schedule22:29 - 26 Gusht, 2018

schedule 22:29 - 26 Gusht, 2018

Një aksident i fuqishëm ndodhi në Itali mëngjesin e kësaj të diele dhe si pasojë mbeti i plagosur një shqiptar.

Nga ato që bëjnë të ditura mediat përtej Adriatikut mësohet se u përplasën një BMW me targa austriake dhe një Renault Clio. Këtë të fundit e drejtonte një shqiptar, i cili jeton në Bibione, por mediat nuk e kanë bërë publik identitetin e tij.

Mirëpo përplasja ka qenë aq e fortë saqë makinës së tij iu bllokuan dyert dhe shqiptari mbeti i bllokuar brenda. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikës dhe e policisë që të nxirrej shqiptari nga llamarinat e makinës. Më vonë, ai u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Udines.

Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit/abcnews.al