Pallati i sportit në qytetin e Gramshit do të marrë pamje të re. 34 vite pas ndërtimit të tij do të rikonstruktohet dhe për këtë do të shpenzohen 320 milion lekë. Ky impiant do t’i shërbejë të rinjve për të t’u stërvitur për të luajtur në sporte të ndryshme, kryesisht për volejbollin.
Në lidhje me këtë investim ka folur Shefi i Klubit Sportiv Gramshi, Lulzim Hasa. Mes të tjerave, për gazetarin e ABC, Aldo Kozarja, ai ka deklaruar: “Investimi i pallatit të sportit në qytetin e Gramshit është 32.000.000 lekë të reja. Ky investim vjen për herë të parë që nga viti 1987, kur ky pallat u ndërtua.
Ky pallat është me kapacitet prej 800 vendesh. Qyteti jonë ka qenë në nivele të larta për sa i përket lojërave me dorë, sidomos në volejbolli ku flasim me krenari për një nga volejbollistet që ka nxjerrë qyteti jonë, Erblira Bici, e cila sot luan në Itali.
Ky investim është rikonstruksion total i pallatit të sportit dhe financohet nga bashkimi europian (JACA). Është një pallat me të gjitha parametrat europiane, që e kërkon edhe koha. Ky pallat do shërbejë për të gjithë të rinjtë e qytetit, të cilët dashurojnë sportin”. / abcnews.al

