Kush e “rrezikon” kreun e Vllaznisë, Mezani zbulon tre rivalët

schedule23:44 - 11 Shkurt, 2021

schedule 23:44 - 11 Shkurt, 2021

Në “Pressing” i paraprihet ndeshjeve të javës së 19 të Kategorisë Superiore. I ftuar në studio është ish-trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani, i cili i bëri një analizë të përgjithshme Superioren, të cilën nuk e shijon që nga viti 2019, kur drejtone Luftëtarin.

“Duke mos ditur se cila do të jetë në krye, atëherë çdo gjë bëhet më e bukur dhe më e rëndësishme për t’u parë. Deri në fund të kampionatit çdo ndeshje do të jetë e rëndësishme, për shkak të diferencës së ngushtë mes ekipeve.

Vllaznia deri tani ka bërë kampionat të mirë. Para dy ndeshjeve të fundit mund të thoja se ka qenë më mirë fizikisht se të tjerat. E kam ndjekur edhe në stadium dhe fakti që ka shënuar në fund e vërteton aftësinë fizike.

Është me fat që i ka rënë Apolonia para dhe ka mundësinë e artë të marrë veten. Në letër Apolonia është një nga skuadrat e lehta dhe Vllaznia do bënte mirë ta fitonte dhe të niste të krijonte distancën. Mos ta anashkalojmë edhe Teutën sepse janë skuadër shumë e mirë.

Partizani gjithashtu ka ritëm të lartë. Laçi gjithashtu është skuadër për t’u vlerësuar, pse jo edhe për titull dhe duke parë investimin është futur me këtë synim. Gjithsesi lufta do jetë deri të Kukësi, por këto tre skuadra do i bëjnë më shumë presion Vllaznisë”, tha Mezani ndër të tjera. /abcnews.al