Bayern Munchen fitoi 1-0 sot ndaj Tigres, duke ia dalë të fitojë Botërorin për Klube. Goli i mbrojtësit Pavard në pjesën e dytë, i dhuroi trofeun e gjashtë sezonal rekordmenëve gjermanë.
Dominim absolut i bavarezëve në Gjermani, Evropë dhe Botë. Një meritë të madhe ka edhe Hans-Dieter Flick. 55-vjeçari mori drejtimin e Bayernit në nëntorin e vitit 2019.
World’s best Coach of the hearts: Hansi Flick has won more titles (6) than lost games (5) with @FCBayern
— Christian Falk (@cfbayern) February 11, 2021
Ndryshimi i madh u vu re menjëherë në skuadër. Lojtarët u rikthyen të luajnë bukur pas largimit të Niko Kovac dhe trofetë nisën të vinin në Mynih.
Titull, Kupë Gjermanie, Superkupë Gjermanie, Champions League, Superkupë Evropë dhe sot Botërori për Klube. Më shumë trofe se sa humbje për trajnerin.
Vetëm pesë herë kanë humbur Neuer me shokë me Flick në pankinë, teksa kupat janë plot gjashtë, një rekord i jashtëzakonshëm. /abcnews.al