Mund të dënohej prej një simulimi, Ajeti: Unë jo “zhytës”, në fillim u befasova

schedule20:41 - 11 Shkurt, 2021

schedule 20:41 - 11 Shkurt, 2021

Gjatë javëve të fundit ylli i Celtic, Albian Ajeti ka qenë në qendër të polemikave gjatë javëve të fundit për shkak të një penalltie të fituar në një ndeshje ndaj Kilmarnock në fillim të muajit.

Pikërisht ai rast përfundoi nën investigimin e Federatës Skoceze për simulim të sulmuesit dhe gjatë gjithë këtyre ditëve dardani mori nofkën “zhytësi”, teksa nëse dilte i fajshëm mund të dënohej me disa ndeshje pezullim.

 

Dje ylli i kombëtares së Zvicrës mori lajmin e mirë se gjyqtarët kanë vendosur se ai nuk ka simuluar dhe nuk do të ketë asnjë penalizim për të. Një lajm shumë i mirë, pasi tashmë i hiqet edhe nofka “zhytësi”. Ajeti ka folur për mediet skoceze në lidhje me këtë temë.

“U befasova kur mora vesh se mund të dënohesha për simulim. Nuk e dija procesin këtu. Tani jam i lumtur që mund të luaj dhe nuk do të penalizohem. Nofka? Ka shumë gjëra të pavërteta me të cilat një futbollist duhet të përballet.

Mund të më thirrin si të duan, por ne e dimë se çfarë ndodh në fushë. Mund të më thirrin zhytes, por nuk është e vërtetë. Njerëzit e njohin futbollin tim dhe e dinë që më pëlqen kontakti fizik. Unë jam agresiv dhe nuk simuloj”, u shpreh Ajeti. /abcnews.al