“Mund të ndodh njëherë dy herë, jo çdo orë e sekond…. edhe mosha e tretë janë të vetmuar është një tmerr natën”
Banorët e Vikthkuqit përsëri janë në terr. Shkak është bërë moti i keq. Prej më shumë se 24 orësh, Vithkuqi vijon të mbetet pa energji, ndërkohë bizneset kanë mbyllur aktivitetet, situata problematike paraqitet në fshatrat në zonën e Pogradecit.
Banorët, ata që ngrenë shqetësimin pasi mungesa e energjisë vështirëson mësimin e fëmijëve, të cilët e zhvillojnë atë online.
“Kemi 24 orë, deri tani. Kemi fëmijët në shkolla. Duhet të mësojnë online. S’kemi energji”,shprehen ata.
Të penalizuar janë ato pak biznese që ushtrojnë aktivitetin në fshat. Thonë se vëmendja nga pushteti vendor mungon “Kemi një komandat po se kemi në krye të punës. Merr atë rrogën”.
Premtime kanë dëgjuar, por punë skanë parë, ndërsa shtojnë se faturat i kanë paguar normalisht.
“E kemi ngritur si problem, na premtojnë mirë mirë, e asgjë. Vetëm llafe të mira lëshojnë, po asgjë s’bëjnë. Jemi bërë që të ikim. Me 5 centrale edhe këtu janë molepsur të tërë Ju lutem shumë merrrni masa”./mv.abcnews.al