SHBA, vdes në moshën 81 vjeçare Senatori John McCain

schedule08:18 - 26 Gusht, 2018

schedule 08:18 - 26 Gusht, 2018

Është shuar në moshën 81-vjeçari senatori republikan Xhon MekKejn. Ai vuante që prej vitit 2017 nga një tumor në tru dhe të premten vendosi të mos merrte trajtimin e nevojshëm.

Senatori republican John McCain ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Veteran i luftës së Vietnamit, luftonte prej kohësh kundër një tumori në tru dhe të premten njoftoi vendimin e tij për të mos marrë kurat e nevojshme. Pavarësisht sëmundjes, McCain është përpjekur të respektojë angazhimin e tij politik deri në fund, duke sfiduar edhe presidentin Donald Trump. Në 2008 ai garoi kundër Barack Obamës për zgjedhjet presidenciale. Për shkak të përplasjeve, kreu i Shtëpisë së Bardhë me anë të një mesazhi në tuitër nuk ka thënë asnjë fjalë për senatorin por vetëm shprehu simpatinë e tij për familjen e McCain. “Zemrat dhe lutjet tona janë me ju”, shkruan ai. Mes Trump dhe McCain raportet nuk ishin ndër më të mira, me senatorin që i dha një goditje të rëndë lidhur me zëvendësimin e Obamacare dhe sigurisht këtë Trump nuk e ka harruar. Por tensionet lindën edhe më përpara: në fushatën elektorale Trump e ka akzuar se nuk ishte hero duke parë që ishte kapur nga ushtria e Vietnamit.

Duke i shprehur ngushëllimet e tij për familjen McCain, ish presidenti Obama rikujton sfidën e tyre në 2008. “Ne ishim shumë të ndryshëm, por ne ndanim besnikëri ndaj diçkaje më të lartë, domethënë idealet për të cilat gjeneratat e amerikanëve dhe emigrantëve luftuan, manifestuan dhe bënë sakrifica “, thotë ai duke e quajtur senatorin republikan një” guximtar “i cili” na frymëzon “. Ish-presidenti Bill Clinton falënderon McCain për rolin e tij në normalizimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Vietnamit dhe shpreh ngushëllime për familjarët.

Me një të shkuar si pilot në avionët luftarakë, si nxënës i mbijetoi një rrëzimi të një avioni në stërvitje. Në 1967 në Vietnam, mjeti fluturues i tij mori flakë ndërsa po përgatitej për ngritje nga një avionmbajtëse. Disa muaj më vonë ai u rrëzua nga ushtarët e vietnamit në qiellin e Hanoi. McCain, i kapur në një pellg në qendër të qytetit ku edhe sot një pllakatë përkujton ngjarjen, mbijetoi përsëri, me këmbët dhe një krah të thyer. Ushtria e mbylli atë në ish-burgun francez, ku ai kaloi vite të tmerrshme, i torturuar dhe u përdor për qëllime propagande pas zbulimit se ai ishte biri i admiralit që komandonte të gjitha forcat në Paqësor.

Pas rikthimit në SHBA I hyri politikës, porn ë vitet ’70 pati vështirësi në ndërtimin e karrierës së tij, për shkak të jetës së tij personale. Gruaja e parë, një modele, e divorcoi në 1980, për shkak të tradhëtive. “isha një 40-vjeçar i papjekur dhe egoist”, ka treguar McCain, i cili u martua përsëri me Cindy Hensley, trashëgimtare e një kompanie birre. Vetëm në vitet ’80, në kohën e Ronald Reagan, John filloi të bëhej I njohur, edhe si protagonist për nisma jot ë mbështetura edhe nga partia e tij si ligji I reformës për financimin electoral dhe torturat. Në vitin 2000 tentoi për herë të parë garimin për në Shtëpinë e Bardhë, me një fushatë jashtë ekraneve. I cilësuar politikisht i vdekur pas mposhtjes në paraprake kundër George W Bush, në mënyrë surprizë u kandidua nga republikanë në 2008-n. në krah të tij ishte dhe Sara Palin si zëvendëse, por në fund Obama arriti të triumfojë. /abcnews.al