“Lamtumirë”! Mesazhi prekës i mikes për gazetaren: E pabesueshme, që u nise drejt qiejve

schedule17:42 - 11 Shkurt, 2021

schedule 17:42 - 11 Shkurt, 2021

Largimi i parakohshëm i Zenepe Lukës nga jeta ka trishtuar miqtë dhe kolegët e gazetares së njohur në Vlorë dhe jo vetëm. Vllasova Musta, një nga mikeshat e saj, shkruan në një postim në rrjetet sociale se një lajm i tillë është i pabesueshëm dhe i dhimbshëm.

“Lajm i trishtë. Nuk arrij ta besoj që ti, mikja ime e rinisë, ike në rrugën pa kthim! Ti, Zenepe Luka, gazetarja e mirënjohur me karrierë prej një jete, ti, energjikja, e paepura, e kudondodhura, sot u nise drejt qiejve! Le pas familjen tënde të shtrenjtë, njerëzit e tu të dashur dhe ne, miket e tua që, aq shumë na doje dhe të deshëm.

Lexo edhe: Profil/ Nga eksplozivi në shtëpi, te vlerësimet, kush ishte gazetarja që vdiq nga COVID-19

E pabesueshme, që ti nuk do jesh më mes nesh! Sa projekte, sa ëndrra dhe festime kemi realizuar falë përkushtimit tënd, si Presidente e Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “ Nermin Vlora Falaschi“ dhe sa të tjera, mendoje dhe piketoje për të nesërmen. Para pak ditësh ishim së bashku, ne Vlore, ku festuam dhe gëzuam e paskëtaj, pa kaluar as dhjetë ditë, ti ike!

I trishtë, i dhimbshëm dhe tejet i rëndë largimi yt! Do të të ruaj në kujtesë si miken e rrallë, që nuk njihte pengesa, që prekte dhe njihte vetëm fitoren, që kapërcente çdo vështirësi dhe që, çuditërisht e mposhti coronavirusi! Lamtumirë mike!

Kam në aparatin tim celular përshëndetjet e tua të deridjeshme dhe aty do t´i ruaj përgjithmonë! U prehsh në paqe dhe qofsh e paharruar! Keshtu do te te kujtoj gjithmone, me krahe te hapura per te prekur gjithe dashuritë” shkruan Vllasova Musta.

Zenepe Luka prej disa ditësh ishte e shtruar në një nga spitalet COVID në Tiranë pasi u infektua, ndërsa sot zemra e saj pushoi, duke e humbur luftën me sëmundjen./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!