Elseid Hysaj mbrëmjen e djeshme ishte titullar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Atalantas, e humbur me shifrat 3-1, teksa përveç humbjes ylli i kombëtares sonë doli nga fusha i dëmtuar.
Shkodrani la fushën në minutën e 42-të dhe iu desh t’i drejtohej dhomave të zhveshjes. Paraditen e sotme ai i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe Napoli bën me dije se shkodrani ka pësuar një tërheqje të shkallës së parë në muskulin e këmbës së majtë.
⚽️ | Report allenamento
? #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/IfxAmYjGQ7
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) February 11, 2021
Kështu, ai humbet ndeshjen e ardhshme ndaj Juventusit më ma datë 13, teksa koha e rikuperimit për të tilla dëmtime varion në 1-2 javë në rastet kur gjithçka shkon normalisht.
Në këto kushte Hysaj pritet të humbë edhe ndeshjen me Granadan në Europa Leahue dhe të kthehet pikërisht aty ku e la, ndaj Atalantës për Serie A. /abcnews.al