Autoritetet e Portit të Durrësit janë gjetur pa përgatitur këtë të shtunë. Fluks emigrantësh udhëtuan drejt Italisë dhe për këtë arsye pati rradhë të gjatë.
Mbi 10 mijë persona u larguan nga porti i Durrësit drejt porteve të Italisë këtë të shtunë. Fluksi i udhëtarëve u shoqërua edhe me shtimin e sporteleve të shërbimi, por pa mundur të shmangë vonesat. Numri i lartë i pasagjerëve që tejkaloi çdo parashikim të autoriteteve portuale dhe policore, shkaktoi rradhë të gjata dhe pritje disa orëshe. Kjo situatë solli pakënaqësi tek pasagjerët.
Udhëtari 1: “Familja atje po rrin në Diell.”
Udhëtari 2: “Nuk bëhët fjalë të futesh e jo më të nisesh. Ne akoma jemi duke prerë biletat.”
Vonesat në nisje nuk mbetet i vetmi problem për ata që zgjedhin të udhëtojnë nga porti i Durrësit drejt porteve te italisë. Çmimet e larta të biletave, mungesa e kushteve në tragete dhe abuzime të tjera mbetet të tjera probleme, kryesisht në kohë fluksi.
“Biletat këtu variojnë tek 100 euro.”
“Në mes gushtit, pa gabinë dhe 100 euro.”
“Nuk i keni parë se si flejnë të gjithë në tokë? Ku ka kushte trageti. Tragetet që vijnë në Shqipëri nuk ka asnjë kushte. Tragetet me të këqinj ne i kemi.”
“A vihet më këtu me pushime? Të vij më këtu? Ta di që vdes rrugës më mirë.”
Fluksi i udhëtimeve të transportit detar pritet të vijojë deri në fund fillim të shtatorit, kur emigrantet kthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë./abcnews.al