Pas publikimit të dokumentave të cilat tregojnë se kompania në pronësi të Edmond Begos, ish i dënuar për trafik narkotikësh dhe drejtim të organizatës kriminale, ka përfituar para publike përmes tenderave në qarkun e Elbasanit, në shkelje të ligjit për prokurimin publik, demokratët i bien këmbanës së alarmit për mungesën e reagimit nga Prokuroria e vendit.
Luçiano Boçi: “Qeveria dhe prokuroria kanë zgjedhur të heshtin përballë fakteve në mënyrë që të mbulojnë në harresë të vërtetën e përfitimit të miliona eurove nga një trafikant droge në kundërshtim flagarant me ligjin e prokurorimit publik. Prokuroria, e cila po provon çdo ditë se i shërben krimit të organizuar të lidhur me pushtetin, po ndjek skenarin e Edi Ramës, duke mos nisur hetimet për Taulant Ballën, mikun e tij trafikant droge dhe këdo që ka shkelur ligjin dhe i ka dhënë atij miliona euro punë publike. Prokuroria hesht pavarësisht se PD ka paraqitur fakte që provojnë shkeljen e ligjit për ti dhënë të paktën 14 milionë euro mikut me 5 emra të Taulant Ballës. Prokuroria hesht si shërbëtore besnike e krimit në pushtet, pavarësisht se miku familjar i Taulant Ballës i dënuar me 21 vjet burg si trafikant i rrezikshëm droge ka përfituar pasuri nga disa punë publike në kundërshti më ligjin duke nisur me 10 milionë euro nga rruga e re Tiranë-Elbasan. Heshtja e organit të Prokurorisë është një këmbanë e fortë alarmi se tashmë Shqipëria është nën diktaturën e krimit të organizuar që jo vetëm qeveris vendin nëpërmjet Edi Ramës, por kontrollon dhe çdo instuticion të pavarur në vend”./abcnews.al