I dha fund jetës në moshën 25-vjeçare, Adrian Bujupi reagon i tronditur për mikeshën e ndjerë

schedule17:43 - 10 Shkurt, 2021

schedule 17:43 - 10 Shkurt, 2021

Modelja Kasia Lenhardt u gjet e vdekur ditën e sotme në shtëpinë e saj një javë pasi i dha fund lidhjes me futbolistin gjerman Jerome Boateng. 25 vjeçarja ishte një mikeshë shumë e mirë e këngëtarit shqiptar Ardian Bujupi, i cili ka reaguar i tronditur pas ngjarjes së rëndë.

Krahas një fotoje që ka ndarë në rrjete sociale, ku shfaqet krah modeles, Ardiani shkruan se modelja do të merrte pjesë në klipin e tij të radhës, ndërsa ka përcjellë dhe një mesazh të rëndësishëm ndaj njerëzve që bullizojnë.

“Nuk mund ta besoj dhe më duhet kohë që ta pranoj! Kasia ka ndërruar jetë dhe ka kryer vetëvrasje, por ditët e fundit ne kemi folur përditë për videoklipin e ri që donim të xhironim së bashku. Ajo ishte plot energji dhe vetëbesim. Pavarësisht asaj që ndodhi, kjo shoqëri bullizuese vazhdon të gjykojë. Diçka duhet të ndryshojë! Ne duhet të ndryshojmë, le të jetë vdekja e saj një mësim si Princeshë Diana! U prehsh në paqe engjëll”, ka shkruar Ardiani. /abcnews.al

Kasia Lenhardt, 25 (right), was found dead in Berlin on Tuesday night on her son Noah's sixth birthday and just a week after breaking up with footballer ex Jerome Boateng (left)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!