Durrës/Kërcënon me armë zjarri babain, arrestohet djali

schedule11:03 - 25 Gusht, 2018

schedule 11:03 - 25 Gusht, 2018

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Fatbardh Muçka 39 vjeç, banues në Durrës.
F.Muçka ka kanosur më armë zjarri automatik babain e tij, shtetasin S.M. 71 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u bllokua arma e zjarrit tip automatik, model 56.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Dhunë në familje”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 130/a/1 dhe 278/2 të Kodit Penal./abcnews.al