U gjet i mbytur në Vlorë, familja e 22 vjeçarit: E kanë vrarë, duam drejtësi

schedule11:45 - 10 Shkurt, 2021

schedule 11:45 - 10 Shkurt, 2021

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas gjetjes së trupit të pajetë të 22 vjeçarit Sokol Shytre në Vlorë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se pistat kryesore të hetimit janë ajo e vrasjes me dashje e më pas hedhja në det ekspertiza nxori se i riu kishte hematoma në kokë dhe pista tjetër është ajo e ndonjë goditje aksidentale.

LEXO EDHE: Një kafkë dhe gjarpër, identifikohet i riu me dy tatuazhe që u gjet i mbytur, kishte plagë në kokë

Gazetarja Valbona Davidhi ka shkuar në fshatin Kurjan të Fierit ku nga kontakti me bashkëfshatarët dhe familjarët e 22 vjeçarit dyshimet kryesore janë se i riu mund të jetë vrarë.

Sipas saj familjarët kanë konfirmuar se ai ka dalë nga shtëpia të dielën në darkë për të takuar shokët për një kafe dhe nuk është kthyer më në banesë. Gjithashtu rezulton se 22 vjeçari pjesën më të madhe të kohës qëndronte në Kurjan me nënën e tij pasi babai ishte emigrant në Greqi.

Ndërkohë sipas policisë dyshohet se i riu mund të kishte mbi 36 orë i mbytur. e.su./acbnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!