Rrahën për vdekje shokun, gjykata e Fierit jep vendimin për tre të arrestuarit

schedule13:47 - 10 Shkurt, 2021

schedule 13:47 - 10 Shkurt, 2021

Gjykata e Fierit vendosi masën arrest në burg për Festim Alimerkaj  dhe detyrim paraqitje për ngjarjen e ndodhur në Ballsh, ku humbi jetën 57-vjeçari pasi u rrah nga shokët.

Ndërkohë Ferdinand Merkaj dhe Fitim Zekaj edhe ata pjesë e sherrit me Pelivan Sinanrrapajn kanë mbetur jashtë qelisë.

Kujtojmë se Pelivan Sinorrapaj humbi jetën 9 ditë pasi u dhunua nga shokët.

Ngjarja:

Mbrëmjen e 29 janarit, Pelivan Sinorrapaj ishte ulur në lokalin e lagjes në Ballsh së bashku me tre shokët, Fitim Zekaj, Festim Alimetaj dhe Ferdinand Meraj.

Sherri mes tyre kishte nisur brenda lokalit teksa ata ndodheshin nën efektiv e alkoolit. Konflikti u zhvendos edhe jashtë, ku 57 vjeçari u qëllua me sende të forta dhe u la i gjakosur në mes të rrugës.

Dëshmitarët i thanë policisë se sherri mes tyre kishte nisur për politikë. Ndërkohë djali i viktimës, Fatmir Sinorrapaj, në një deklaratë për mediat mohoi që sherri të ketë nisur për politikë. Ai k thënë se i ati kishte dalë për të blerë fruta dhe nuk ka qenë në gjendje të dehur. Sinorrapaj kërkoi që autorët të mbajnë përgjegjësi penale.

/abcnews.al/