Në shumë se një ton kokainë u kap dhe u sekuestrua në Gioia Tauro , në Itali.
Mediat e huaja shkruajnë se kokaina u sekuestrua në 3 operacione të ndryshme. Droga u sekuestrua në portin e Gioia Tauro, dhe operacionet u koordinuan nga prokurori i Reggio Calabria Giovanni Bombardieri.
Droga e sekuestruar prej trafikantëve të ‘Ndrangheta-s” në treg ka vlerën deri në 260 milion euro, për shkak të cilësisë së lartë që ka. Operacioni u konsiderua si pjesë e punës për të luftuar trafikimin ndërkombëtar të drogës, të kryer nga financuesit e komandës provinciale dhe nga zyrtarët anti-mashtrim të Zyrës Doganore.
Ndërsa ende vijojnë hetimet , bëhet me dije se lënda narkotike ishte fshehur në tre kontejnerë. Dy nga këta, të ngarkuar me kafe dhe mish të ngrirë, ishin larguar nga Brazili, ndërsa i treti, i ngarkuar me fruta ekzotike, ishte nga Ekuadori.
/abcnews.al/

