Një 30-vjeçar në Tiranë është goditur me thikë nga tre persona që nuk janë identifikuar ende nga policia. Ngjarja ka ndodhur të martën në rrugën “Teodor Keko”. I lënduari është dërguar në spital ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu, në 24 orët e fundit, policia e Tiranës ka arrestuar katër drejtues mjetesh ndërsa dy persona të tjera janë proceduar në gjendje të lirë. Këta të fundit janë dy të mitur, F. M., 14 vjeç dhe E. V., 13 vjeç, të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur në një ambient në rrugën “Dritan Hoxha”.
Më tej, ka rezultuar se dy adoleshentët janë autorë të 4 vjedhjeve të tjera ndodhura gjatë muajit janar.
Ndërkohë, po punohet për kapjen e një 24-vjeçari me iniciale K. K., pasi ka kanosur një vajzë nëpërmjet rrjeteve sociale duke e shtrënguar për dhënie pasurie.
Në kërkim është edhe një 40-vjeçar me inicialet B. B., banues në Tiranë. Ky i fundit, në rrugën “Kont Leopold Bertold”, në bashkëpunim me disa qytetarë të tjerë kanë kanosur dhe goditur me sende të fortaF. Ç dhe K. C. sb/abcnews.al/