Kontrata e Thomas Strakoshës me Lazion përfundon në fund të sezonit të ardhshëm dhe rinovimi me shumë mundësi nuk do të vijë, sidomos pas deklaratës së fundit të bërë nga ylli i kombëtares sonë.
Në një intervistë për Sky Sport ai është pyetur rreth interesimit të Borussia Dortmund për të dhe ka shprehur qartë se është i hapur për sfida të reja dhe se do gënjente nëse do të thoshte se nuk është i interesuar për një kalim në “Signal Iduna Park”, stadium të cilin e adhuron.
“Jam i hapur për sfida të reja. Roma (Lazio) është si një shtëpi e dytë për mua, por Bundesliga është ligë shumë interesante. Mund të jetë një hap i madh në karrierën time.
Borussia Dortmund? Ata janë klub i shkëlqyer me ambicie të mëdha. Është e qartë se ata janë klub interesant, që gjithashtu ka një stadium të pabesueshëm. Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk më interesonte”, u shpreh Strakosha. /abcnews.al