Këtë të hënë ka hyrë në fuqi dhe fondi i ri i miratuar nga qeveria për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Fondi i miratuar tek buxheti i 2021 do të përdoret për organizimin e zgjedhjeve për kuvend të datës 25 prill 2021.
KQZ në fondin e ri të 2021 miratuar nga Këshilli i Ministrave i shtohet fondi prej 1 miliardë lekësh.
Këshilli i Ministrave vendosi:
1.Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2021, i shtohet fondi prej 1 000 000 000 (një miliard) lekësh, për organizimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 prill 2021.
2.Efekti financiar, i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021.
3.Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi./abcnews.al