Klaus Gjasula përveç futbollit, në të cilin arriti të luajë në elitën e futbollit gjerman ka edhe një tjetër talent: basketbollin.
Sot është shpërndarë në rrjetet sociale një video, ku mesfushori i Hamburg dhe lojtari i Paderborn, Jim Kay argëtohen, teksa luajnë në një fushë basketbolli kundër disa fëmijëve.
Gjatë një aksioni Gjasula dhe ish-shoku i tij i ekipit kombinojnë në mënyrë perfekte dhe mesfushori i kombëtares bën një zhytje, që do e kishin zili edhe në NBA.
Të tilla i ka në repertorin e tij ylli i Lakers, LeBron James, i cili është një nga më të mirët e historisë së koshit dhe ka merituar plotësisht nofkën “mbreti”. /abcnews.al