Prerje në qafë e konflikte me familjarët e ish-bashkëshortit, mister vdekja e 47-vjeçares në Shkodër

schedule15:49 - 8 Shkurt, 2021

schedule 15:49 - 8 Shkurt, 2021

Një 47-vjeçare është gjendur pa shenja jete në banesën e saj në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe. ABC mëson se viktima është Violeta Gurraj e cila prej kohësh kishte probleme me depresionin dhe merrte edhe mjekim.

E ndjera ishte në konflikt me familjarët e ish-bashkëshortit por nuk dihet nëse i ka dhënë fund jetës apo bëhet fjalë për rrethana të tjera.  Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Ka qenë djali i viktimës që ka njoftuar policinë pasi prej tre ditësh nuk kishte komunikuar me nënën që nuk i hapte telefonin. Denoncimi në polici është bërë mbrëmë rreth orës 12 e 30. Sot paradite policia ka thyer portën e banesës së 47-vjeçares dhe e ka gjetur pa shenja jete.

Për rastin, pritet ekspertiza mjeko-ligjore. Policia dyshon se 47-vjeçarja i ka dhënë fund jetës, ndërsa viktima ka shenja prerjeje në qafe. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!