Një burrë u gjet i pajetë sot në mëngjes në banesën e tij në lagjen 6 të Korçës. Viktima është Nevruz Fiqi, 56 vjeç nga qyteti i Korçës. Sipas të dhënave të para, dyshohet se ai mund të jetë vrarë në orët e para të mëngjesit.
Burime nga policia e Korçës i thanë ABC News, se nga këqyrja paraprake e viktimës, janë konstatuar gjurmë gjaku dhe hematoma në fytyrë.
Policia ka shoqëruar një të dyshuar Emiljano Nazifin, i cili sipas motrës së viktimës, është konfliktuar një ditë më parë për territorin e kanaçeve.
Pritet, që 56 vjeçari t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të kryhet nga një grup mjekësh të Institutit të Mjekësisë Ligjore./abcnews.al