Aurel Thellimi ishte i ftuar këtë të hënë në “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për projektin e tij më të ri që mban titullin “Vallja e dashurisë”. Për moderatorin Alban Musa ai shpjegoi dhe arsyen se përse vendosi të sillte një këngë të tillë në këtë kohë.
“Ky ishte qëllimi në këto ditë të zymta, monotone, ku fjala fillon dhe mbaron me covidin, ku lajmet në rrjete sociale janë bërë, imponimi psikologjik është shumë më i rëndë se vetë Covidid dhe muzika është e vetmja gjë që klikohet nga njerëzit.“, u shpreh ai.
Ndërkaq, ai u pyet nga moderatori mbi opinionin e krijuar për muzikën popullore, që shpesh vlerësohet si demode krahasuar me atë moderne. “Di që një këngëtar duhet të performojë të gjitha rrymat dhe sidomos muzikën e tabanit, sepse në fund të fundit jemi shqiptar dhe duhet të kemi respekt për veten. Pastaj muzika ka marrë formë në bazë të viteve dhe kohës.
Por muzika e tabanit nuk duhet parë me përçmim, sepse nëse e shikojë të gjithë ne në të gjitha nivelet, po t’i shikosh në kontakt me muzikë popullore fillojnë dhe kërcejnë. Kështu që përderisa të jep këtë adrenalinë të brendshme, me mendje nuk duhet t’i thuash të kundërtën të asaj që ndjen. Arti është shije, muzika popullore nga vetë emërtimi godet çdo lloj niveli edhe fëmijën, edhe të moshuarin.“, u shpreh ai. /abcnews.al