Forcat Ajrore të SHBA kanë vendosur të mbajnë në shërbim deri në vitin 2040 avionin e e famshëm të mbështetjes së afërt ajrore A-10 “Warthog”.
Avioni, i projektuar për të dominuar fushat e betejës së Luftës së Ftohtë, do të fluturojë ende 50 vjet pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, raporton abcnews.al.
Ky është lajmi i mirë. Po lajmi i keq?
Konteksti i ri i luftrave po ul nivelin e misioneve të avionit, nga ai që fluturon mbi kolonat e tankeve duke i shkatërruar ato në thjesht bombardimin e bazave të banditëve të armatosur lehtë.
Forca Ajrore, raporton Revista Air Force, ka në plan të shkurtojë 44 avionë nga flota e A-10 me 281 aeroplanë. 237 avionët e mbetur do të fluturojnë në shtatë skuadrilje të ndara midis tre detyrave aktive
Nxjerrja në pension e një pjese të flotës do të mundësojë shërbimin për të financuar azhornimet e dizajnuara për të mbajtur A-10 në ajër edhe për 2 dekada dhe për të përdorur sistemin e rrjeteve dhe komunikimit të gjeneratës së re të Forcave Ajrore, duke rritur dobinë e përgjithshme të avionit dixhital fushë beteje e së ardhmes. /abcnews.al


