Sipas MeteoAlb mot i vranët dhe reshje shiu mbizotërojnë në vendin tonë që në orët e para të ditës. Herë pas herë reshjet do të marrin karakter mesatar. Kjo situatë do të vijojë deri në orët e mesditës kur parashikohet përmirësimi kushteve atmosferike në vend duke bërë që të kemi dhe intervale me kthjellime.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga 2°C deri në 17°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Vranësira të dendura, të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu dominojnë moti në Kosovë deri në mesditë kur kemi përmirësim të përkohshëm të motit duke sjellë intervale me kthjellime.
Por sërish mbrëmja dhe nata ri-kthejnë reshjet .
Maqedonia e Veriut
Paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat perëndimore të MV. Mesdita sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin e MV. Edhe nata vijon me reshje.
Rajoni dhe Europa
Zhvillimi i një qendre ciklonare në qendër të Europës do të diktoj në pjesën më të madhe të saj vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore, përjashtim bëjnë Veriu dhe Lindja ku kthjellimet do jenë mbizotëruese.
/abcnews.al/