“Futemi shtëpi në shtëpi në ilegalitet”, Kryemadhi: Rama rri 5 orë ne TV, e kanë braktisur të tijët

schedule19:35 - 7 Shkurt, 2021

schedule 19:35 - 7 Shkurt, 2021

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pasditen e sotme zhvilloi një takim me banorë të Njësisë nr.2 në Tiranë në familjen e njërës prej anëtareve të partisë në Qytet Studenti.

E kushtëzuar nga rrethanat për shkak të koronavirusit, pasi nuk lejohen grumbullimet, më shumë se 10 veta, Kryemadhi, tha se tani i kanë mbetur vetëm shtëpitë për takime.

“Jemi mbledhur në shtëpi tani, shtëpitë na kanë ngelur, do të futemi shtëpi në shtëpi edhe me ilegalitet dhe pa ilegalitet” tha ajo duke qeshur.

Gjatë fjalës së saj, drejtuesja e LSI-së, aleatja kryesore e Lulzim Bashës, nuk la pa “thumbuar” Edi Ramën.

“Del e flet 5 orë në televizor, është i braktisur, e kanë braktisur njerëzit e tij, ne nuk do të merremi me të braktisurit” tha ajo./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!