Në Durrës pushuesit përfundojnë të helmuar nga shitësit ambulatorë

schedule14:24 - 23 Gusht, 2018

schedule 14:24 - 23 Gusht, 2018

Shumë pushues në Durrës konsumojnë produkte që u ofrohen nga ambulatorët. Por ato nuk kanë asnjë siguri dhe kanë ndodhur jo pak raste helmimesh deri në dërgimin e të sëmurëve në spital.

Nëse vendos të konsumosh një produkt ushqimor nga këto shitës ambulantë mund të përfundosh edhe në spital. Mjaft pushues që frekuentojnë plazhin e Durrësit marrin këtë lloj shërbimi që nuk ka siguri. Tregëtimi i produkteve, kryesisht i akulloreve bëhet jashtë çdo standarti. Ndërsa kontrolli institucional mungon.

Pushuesi 1:“Absolutisht jo, vetëm këtu për çdo kohë, se ku prodhohen ato nuk e dimë, për arsye se duhet të bëhet edhe inspektimi dhe kualiteti i tyre, për arsye se shumë lehtë ata janë produkte të cilat vijnë deri tek helmimi i të gjithëve.

Pushuesi 2: “Jo se kam merak, por nuk jam i sigurtë.”

Pushuesi3: “Shkojmë në shtëpi dhe si konsumojmë, kemi merak më thënë të drejtën.”

Pushuesi 4: “Me frikë, të gjithë me frikë, por diçka po duhet me hëngër.”

Në qendrën shëndetësore të plazhit janë paraqitur disa raste të pacientëve që kanë pësuar helmim ushqimi. Përballë kësaj situate mjekët apelojne të mos konsumohen ushqime të pakontrolluara pasi janë shumë të rrezikshme për shëndetin e tyre.

Ndue Marku, mjek: “Apeli im si mjek është që të mos marrin akullore tek ambulatorët në asnjë mënyrë, akulloret vetëm aty ku prodhohen.”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kontrollon vazhdimisht restorantet apo edhe aktivitete e tjera që shërbejën për pushuesit në zonat turistike, por nuk mund të bëjë asgjë për ambulantët që shëtisin në brezin e rërës. Në këto kushte pushuesit duhet të kujdesen vetë për shëndetin e tyre dhe ndoshta kanë fat./abcnews.al