Barcelona në krizë të thellë financiare po përjeton një revolucion rrënjësor, duke nisur nga skuadra e deri në kupolën drejtuese të klubit. Aktualisht katalanasit janë pa një drejtor sportiv me të drejta të plota, pas dorëheqjes së Eric Abidal sezonin e kaluar.
Gjithçka do të vendoset pas zgjedhjeve, por nga ajo që raportohet nga De Telegraff, është se Marc Overmars ka shumë shanse të marrë rolin e rëndësishëm në klub. Ish-lojtari i Barcelonës mbyll në verë kontratën me Ajax, ku kaloi një periudhë shumë të suksesshme dhe mundi të ndërtojë ekip fitues.
Te Barcelona ai preferohet nga Jordi Freixe dhe Joan Laporta. Ky i fundit është kandidati kryesor për të fituar zgjedhjet, çka do të thotë se mundësitë e Overmas janë të mëdha. Ndërkohë, një kandidat tjetër potencial, Victor Font ka deklaruar se nëse fiton ai, drejtor sportiv do të jetë Jordi Cruyff. /abcnews.al