Enca Haxhia është një ndër personazhet më të komentuar të showbizzit shqiptar, por kur bëhet fjalë për jetën private ajo është treguar shumë e rezervuar. Autorja e hitit “Bow Down” ka zhvilluar një fundmi me ndjekësit në Instagram një lojë me “thashetheme”, ku ka vendosur të flasë dhe për lidhjen e shumëpërfolur me një reper shqiptar.
“Je në një lidhje me një reper shqiptar”, ka shkruar ndjekësi, pyetje së cilës Enca i është përgjigjur: “False. Është bukur vetëm kur je adoleshente. Femrat e rritura meritojnë meshkuj të rritur. Kam shokë repera, që janë djem dhe shokë të shkëlqyer, por s’mendoj se lidhjet me reperat janë të shëndetshme.”, është përgjigjur ajo.
![]()
Ndërkohë, pyetjes nëse do të donte të bëhej nënë, Enca iu përgjigj me “Po” duke shtuar më tej se kjo nuk është në planet e saj të afërta. Gjithashtu, Haxhia pranoi se vazhdon të jetë single. Përsa i përket muzikës, kujtojmë që projekti më i fundit i saj është “Break Down”, një duet me Don Xhonin. /abcnews.al


